Guardiola me një konstatim interesant

Guardiola me një konstatim interesant

Manchester City bëri një paraqitje dominuese këtë sezon duke u renditur në vend të parë me 19 pikë diferencë nga Manchester United në vend të dytë.

Gjithashtu “Qytetarët” thyen çdo rekord që është për t’u thyer, dhe Pep Guardiola, nëse do të zgjidhte, do të kishte dëshirë sërish trofeun kombëtar:“Premier League, padyshim,” shprehet ai për Sky Sports.  “Do të jetë një gabim i madh të mendosh se ‘okay, tani kemi fituar Premier League, dhe do të fokusohemi te Champions League.’

Gabim i madh. Të jem jashtë Champions League dhe të fitoj sërish Premier League, më thoni ku të firmos që tani.

“Padyshim që do të jetë një objektiv edhe Champions, patjetër që do të luftojmë. Por në atë garë duhet të luash në Liverpool, Barcelonë, Madrid, Munich, Torino…

“Niveli është shumë i lartë. Gjithsesi, nuk mendoj se nëse nuk fitojmë do të jetë një tragjedi”, ka shtuar Guardiola.

You may also like

Nisin punimet në vendkalimin mes Kosovës dhe Maqedonisë

Vendkalimi i shumëpritur Bellanoc-Stançiç, që në Malësinë e