Sipas rekordeve botërore Guinness, titulli i personit më të vjetër në botë i kaloi Venezuelianit Juan Vicente Perez, transmeton KosovaPost.
Perez, 112 vjeç, do të mbushë 113 vjet më 27 maj. I lindur në vitin 1909, Juan Vicente Perez gjithashtu deklaroi se ai kurrë nuk ka qenë i sëmurë dhe nuk ka marrë asnjë trajtim mjekësor në jetën e tij.
I nënti nga dhjetë fëmijët, Perez shkoi në shkollë vetëm për pesë muaj.
Ai njoftoi se e kishte ndërprerë shkollimin pas vdekjes së mësuesit të tij.
Ai u bë polic i Carciuena në 1948 dhe për 10 vjet ndihmoi në zgjidhjen e ndarjes së tokës dhe çështjeve familjare në atë zonë.
Perez ka 11 fëmijë, 41 nipër e mbesa, 18 stërnipër dhe 12 stër-stërnipa./KosovaPost/.