Shkruan: Marlind Laçi
Fillimisht qytetarët shqiptar duhet të kuptojnë se nuk kemi të bëjmë vetëm me një organizatë okulte me ngjyrime fetare por kemi të bëjmë me një organizatë të lidhur direkt edhe me individin fetarë por edhe me atë jo-fetarë të fuqishëm në fushën e biznesit, medias dhe shpeshherë edhe në fushën e politikës. Praktikisht, në koncept të qënurit pjestar i “FETO” nuk ka si kusht përjashtues mos-praktikimin e lslamit.
Duke qenë se kjo organizatë funksionon si grup i strukturuar hirearkik i ngjashëm me grupime të kalibrit “Gomorrah” apo “Cosa Nostra, e bën “ushtarin”e kësaj organizate vështirë të diktueshëm dhe lehtësisht të aksesueshëm në institucionet shtetërore me anë të suportit politik që gëzojnë “abilerët” e shtresës së sipërme të piramidës. Duke patur një preçedent të hidhur historik me grushtin e shtetit të vitit 2016 në Turqi ku gjetën vdekjen qindra qytetarë në mbrojtje të vlerave shtetërore, kushtetutës dhe demokracisë, në qoftë se shteti shqiptar nuk tregohet vigjilent me elementët e kësaj organizate nuk do përbënte surprizë në një të ardhme të afërt ku skenari “Stamboll 2016” të ri-dirigjohej në sheshet e Tiranës.
Duke u imponuar politikisht në poste dhe detyra kyçe si gjyqësori, legjislativi, policia, ushtria, mjeksia, arsimi , duke luajtur në vijën ekstreme të shtetit të thellë apo të “Deep State” dhe duke ndjekur një variant qeverisje të përbërë nga rrjete potencialisht sekrete të pa autorizuara nga pushteti legjitim dhe duke vepruar në mënyrë të pavarur në interes të axhendës së tyre ku zakonisht në papërpuethshmëri me interesin kombëtar, kjo organizatë është një rrezik permanent i të ardhmes dhe demokracisë së brishtë të vendit tonë.
Çështja e gylenizmit në vendin tonë nuk duhet të shqetësojë vetëm muslimanët, gylenizmi përbën rrezik për këdo shqiptar që kërkon qetësi dhe stabilitet në këtë vend.
Këmbanat bien për ata që dëgjojnë