Është nga këngëtaret më të famshme dhe me të klikuara në tregun serb të muzikës.
Bëhet fjalë për Edita Aradinovic, e cila nëse nuk e keni ditur është me origjinë shqiptare.
Në një lidhje direkte me ‘’Abc e Pasdites’’ ajo ka dhënë intervistën e parë për një media shqiptare duke pranuar edhe origjinën e saj.
“Po unë kam lindur në Serbi, u rrita atje dhe ka shumë shqiptarë që jetojnë në Serbi. Babai im ishte nga Kosova, Prishtina, ndërsa mamaja ime është gjysmë egjiptiane. Unë kam kënduar në Serbi në gjuhën serbe por kam miq të mirë nga Shqipëria artistë dhe aktorë”, tha ajo.
Ajo shtoi se nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri, por do të vijë me siguri sapo të rregullohet situata me COVID-19.
Ermali i thotë se “nëse vjen në Shqipëri do të martohem me ty”, deklaratë që krijon një atmosferë të këndshme, ndërsa Edita tha duke qeshur se “ky është komplimenti më i mirë që mund të marrë”.
Flori Mumajesi, Dafina Zeqiri, Loredana ishin disa nga artistët shqiptarë që Edita i njihte madje i dinte edhe këngët.