Kryetari i AAk-së, Ramush Haradinaj, gjatë replikës me ministrin Murati, është përpIasur sërish më të.
Derisa ishte duke folur për grevën, Haradinaj i ka thënë Muratit që nëse do të flasë nga vendi le të urdhërojë në foltore, duke e lënë fjalën e tij në gjysmë.
Menjëherë ka reaguar kryetari Konjufca i ka thënë Haradinajt që shpreson të mos vijë deri aty.
“Saherë që flas nga kjo foltore, unë pengohem. Nëse kjo praktikë vazhdon duhet me u kthy me ua kthy edhe unë në atë mënyrë që e mar dhe po paralajmëroj që nuk ka rrugë tjetër se nuk t’len me folë”, tha Haradinaj.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka ndërhyrë duke ia tërhequr vërejtjen ministrit që mos ta pengojë gjatë fjalës së tij deputetin Haradinaj, “të shpresojmë të mos vijmë deri aty zoti Haradinaj”, tha Konjufca.