Rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë” dhe është kryer në Podujevë, sipas policisë, shkruan Kosova Post.
“Podujevë, 21.06.2021-22:06. Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në dy shtëpitë e tyre dhe përveç demolimit, në njërën prej tyre kishin arritur të vjedhin një sasi stoli ari dhe para të gatshme” – thuhet ndër të tjera në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Bëhet e ditur se rasti duke u hetuar nga njësitë relavante./KosovaPost/