Ministri i Kulturës Hajrullah Çeku i ka ndarë emocionet e tij me opinionin publik, pas inaugurimit të Qendrës Nacionale të Xhudos, transmeton Kosova Post.
Ai e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, për t’i thënë dy fjalë rreth këtij projekti.
“Sportistet që i kanë dhënë shpresë, krenari dhe emocion një kombi të tërë, që me sukseset e tyre kanë kaluar çdo parashikim, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe xhudistët tjerë, së bashku me trajnerin e tyre, Driton Kuka, tashmë do të kenë shtëpinë e tyre të xhudos” – ka shkruar Çeku.
“Jam shumë i lumtur që tash gjenerata të tëra talentësh të rinj në sportin e xhudos, do ta kenë një vend të denjë për zhvillimin e të gjitha aktiviteteve sportive, të dedikuar pikërisht për ta” – ka përfunduar ai postimin, ndërsa shkrimin e ka shoqëruar me disa fotografi të shkrepura në ambientet e kësaj qendre./KosovaPost/