Haki Abazi i Vetëvendosjes ka folur për deklaratat e Vjosa Osmanit në BBC, ku Kosovën e quajti vend të zhytur në krim e korrupsion, konkludime këto që shkaktuan reagime të mëdha në opinion.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Abazi për këtë çështje ka sulmuar mediat duke i quajtur “pseudo-media” e “pseudo-gazetarë”, duke shtuar se këto janë vazhdimësi e fushatave me lajme të rrejshme.
“Qëllimi i kësaj fushate tani është për kijse arsyetuar mos optimum apo mos qendrimin eventual të deputetëve në salllë kur duhet votuar për presidente. Ajo që duhet thënë është se edhe heren e kaluar kanë përdorur të njejtën strategji me të njejtat forma dhe me telallët e mshehtë e të hapur por janë zvogluar përgjysëm. Heren tjetër me këtë strategji denigruse ndaj figurave politike me integritet kanë me rreziku edhe pragun”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Faushata kundër UD të Presidentës Vjosa Osmani është vazhdimsi e fushatave me lajme të rrejshme, lajme të shkruara mbrapsht e të nxjerrura nga kontesti i fjalisë nëpërmjet quazi dhe pseudo mediave dhe portaleve!
Kjo strategji që është duke u përdorur për dobësim dhe shkatrrim të figurave politike duke ndërsyer urrejtje me qëllim të arritjes së objektivave politike është denuar edhe nga raporti i komsionit të Parlamenti Evropian. Financimi dhe forma e veprimit të këtyre prodhuesve të luftës speciale propagandistic duhet hetuar nga prokuroria.
Qëllimi i kësaj fushate tani është për kijse arsyetuar mos optimum apo mos qendrimin eventual të deputetëve në salllë kur duhet votuar për presidente. Ajo që duhet thënë është se edhe heren e kaluar kanë përdorur të njejtën strategji me të njejtat forma dhe me telallët e mshehtë e të hapur por janë zvogluar përgjysëm. Heren tjetër me këtë strategji denigruse ndaj figurave politike me integritet kanë me rreziku edhe pragun.