Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka thënë se veprimet e drejta të Qeverisë Kurti në parandalimin e koronavirusit ka bërë që Kosova të jetë model për menaxhim.
Ai tha se suksesi u arrit me ministrin Arben Vitia bashkë me stafin shëndetësor dolën në vijë të parë të fronit.
“Sukses i madh për Kosovën, Ministrin Arben Vitia, ekipet dhe individët, profesionistët që nga dita e parë dolën në frontin e luftës kundër COVID-19. Fatkeqësi për gjithë planetin dhe keqardhje e ngushëllime për të gjitha jetët e humbura nga kjo pandemi!”.
“Veprimet e drejta dhe të shpejta të qeverisë dhe bashkëpunimi i qytetarëve ka rezultuar në një menaxhim model të kësaj pandemie. Bashkë do ta mundim të keqën!”.