Nënkryetari i dorëhequr i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, i ka komentuar kryetarit të dorëhequr të kësaj partie, Isa Mustafës.
Në postimin e disa orëve më parë në Facebook, ku Mustafa flet për dorëheqjen e tij nga pozita e të parit të LDK-së, rrëzimin e Qeverisë Kurti, partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndër shumë komente, i veçantë ishte komenti që i ka bërë nënkryetari Rugova.
“Mos u lodh me fol e vërteta është ajo qe po e flet”, ka qenë komenti i tij.