Andreasa Christensen u dëmtua në përballjen e mbrëmshme ndaj Interit në Champions League, me lojtarin që ishte i detyruar të dilte nga fusha e lojës, pasi ndjente dhimbje në këmbën e majtë, ndërsa raportohet se ka ndryshur kyçin e këmbës.
Qendërmrojtësi danez tashmë do të jetë mungesa e radhës e Xavi Herndandez për ndeshjet e ardhshme, duke humbur kështu sfida të rëndësishme me katalanasit.
Sipas asaj që bëjnë të ditur nga “AS”, danezi pritet të jetë jashtë fushave për rreth 3 javë, ndërsa do iu nënshtrohet kontrolleve mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit dhe kohën e saktë që i duhet për t’u rikuperuar.
Rrjedhimisht i bie të mungojë ndaj Interit në ndeshjen e kthimit pas një jave në Champions, duelin me Celta Vigon në fundjavë në La Liga, si dhe “El Clasicon” me Realin, ndërsa në pikëpyetje mbretet edhe sfida me Villareal po në kampionatin spanjoll.
INJURY NEWS ‼
Tests carried out on Wednesday have confirmed that the first team player Andreas Christensen has a sprained left ankle. He is unavailable and his recovery will dictate his return. pic.twitter.com/JibraZ8hgb
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 5, 2022
Kujtojmë në mbrojtje po ashtu janë të dëmtuar edhe Araujo dhe Kuonde.