Zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) duke iu referuar njoftimit të synimit të Britanisë për të zhvendosur ambasadën e saj në Kudsin e shenjtë, deklaroi se ky veprim nuk i ndryshon faktet dhe realitetet historike.
Gazeta britanike Telegraph duke cituar burimet e saj të informuara, raportoi se kryeministrja britanike Liz Truss në një bisedë me kryeministrin izraelit Yair Lapid, ngriti mundësinë e zhvendosjes së ambasadës britanike në Kodsin e shenjtë.
Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Shahab të enjten, zëdhënësi i Hamasit, Abdul Latif al-Qanoou deklaroi se paraqitja e dëshirës së Britanisë për të zhvendosur ambasadën e saj në Kudsin e shenjtë është një mbështetje e qartë ndaj pushtuesve të Kodsit të shenjtë, por kjo nuk i ndryshon faktet dhe realitetet historike.
Al-Qanoo shtoi se Anglia gjithmonë mbështet pushtuesit sionist të Kudsit të shenjtë dhe ishte pikërisht ky vend që u premtoi sionistëve tokën e Palestinës dhe transferimi i ambasadës është vazhdim i kësaj armiqësie dhe agresion ndaj vendeve të shenjta islame dhe të krishtera.
Zëdhënësi i Hamasit deklaroi se Kudsi është një tokë e pushtuar dhe e drejtë e popullit palestinez dhe ky veprim i Anglisë do të thotë se ata qëndrojnë plotësisht në krah të regjimit sionist në armiqësinë e tyre me popullin palestinez.