Ushtria izraelite vazhdoi operacionet ushtarake në të gjithë Rripin e Gazës pas skadimit të armëpushimit shtatëditor, transmeton Kosova Post.
Ushtria izraelite vazhdoi operacionet ushtarake në të gjithë Rripin e Gazës, pas skadimit të armëpushimit shtatëditor, mëngjesin e sotëm në orën 7 të mëngjesit me orën lokale.
Më shumë se dy milionë njerëz në të gjithë Rripin e Gazës po përballen me bombardime të reja. Që nga përfundimi i armëpushimit, mbi 170 palestinezë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur, sipas Ministrisë lokale të Shëndetësisë.
Është ndërprerë edhe fluksi i ndihmave humanitare për Gazën nga Egjipti, nëpërmjet pikës kufitare Rafah.
Zëdhënësi i Hamasit, Hamdan tha se forcat pushtuese izraelite dhe administrata amerikane ishin përgjegjëse për thyerjen e armëpushimit të përkohshëm.