Ekipi i Formula 1, Mercedes njoftoi se piloti britanik Lewis Hamilton ka vazhduar kontratën deri në fund të sezonit 2023, transmeton Kosova Post.
Sipas një deklarate në faqen e internetit të Mercedesit, kampioni i ekipeve dhe pilotëve në shtatë vitet e fundit, thuhet se është nënshkruar një kontratë e re dy vjeçare me pilotin 36-vjeçar, kontrata e të cilit përfundonte në fund të vitit 2021.
Hamilton, titullin kampion për herë të parë në F1 e fitoi në vitin 2008 kur garonte për McLaren. Ndërsa tek Mercedes ku ai u transferua në vitin 2013 ka fituar 77 herë vendin e parë në gara dhe 7 tituj kampion bote. (AA).