Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës ka takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, përcjell KosovaPost.
Hamza ka bërë të ditur se në këtë vizitë ka takuar edhe Rexhep Selimin e Hysni Gucatin.
Mes tjerash, kreu i Mitrovicës thotë se ushtarët e lirisë ishin mirë me shëndet.
“Lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër andaj kurrë më krenarë se sot nuk i pashë edhe në këtë betejë të tyre. Me besimin e pa thyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë për Kosovën që aq shumë e duan. Luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të mundet kurrë askush t’i vë damkë” ka shkruar Hamza në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot, në Hagë, pata një ndër vizitat më emocionale të jetës time. Takova Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Aty takova edhe Rexhep Selimin dhe Hysni Gucatin.Të gjithë ushtarët e lirisë ishin mirë!
Lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër andaj kurrë më krenarë se sot nuk i pashë edhe në këtë betejë të tyre.
Me besimin e pa thyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë për Kosovën që aq shumë e duan.
Luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të mundet kurrë askush t’i vë damkë.