Kopshti i parë urban i Shoqatës Mbretërore Hortikulturore u hap me vonesë, duke përfunduar atë që shoqata bamirëse e ka konsideruar si “projekti më i madh i kopshtarisë” në Evropë.
Garden Bridgewater me sipërfaqe 154 hektarë në Salford po hapet një vit më vonë sesa ishte planifikuar, për shkak të pandemisë Covid-19.
Drejtori i Përgjithshëm i Shoqatës, Sue Biggs tha se kopshti 35 milionë paund ishte “rezultat i viteve të punës së palodhur”.
Shoqata tha se shpresonte që një milion njerëz do ta vizitonin këtë vend çdo vit.
Një zëdhënës tha se projekti kishte krijuar më shumë se 100 vende pune, gjysma e të cilave ishin mbushur nga vendas që jetonin brenda rrezes pesë milje nga kopshti dhe duhet të gjeneronte rreth 13.2 milionë paund në vit deri në 2030.
Ai është ndërtuar në ish-ambientet e Worsley New Hall, pasuri që dikur ishte në pronësi të Erlit të Ellesmere, që ishte vend i “kopshteve të lavdishme, i peizazheve”, tha shoqata.
Sidoqoftë, gjatë fillimit të shekullit 20, vendi u shkatërrua dhe pas një zjarri në 1943 u shpërbë përfundimisht nga një tregtar skrap, i cili e kishte blerë atë për vetëm 2,500 paund.
Në vitet pasuese, pjesë të terrenit janë përdorur si një qendër kopshti, një kamp skautesh dhe një poligon pushkësh.
Zonja Biggs tha se Shoqata Mbretërore dhe partnerët e saj, Këshilli i Qytetit Salford dhe Peel Group, ishin të entuziazmuar që ishin në gjendje të festonin “arritjen monumentale” të rikthimit të zonës në jetë.
Vizitorët do të jenë në gjendje të zbulojnë një mori kopshtesh, duke përfshirë Kopshtin me mure Ëeston me 11 akra – që besohet të jetë kopshti më i madh me mure të hapura për publikun në Mbretërinë e Bashkuar – dhe Kopshtin Paradise, i cili do të shfaqë bimët ekzotike të frymëzuara nga kopshtet aziatike dhe mesdhetare .s.n.