Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj sot gjatë një konference për media tha se subjekti të cilin ai e udhëheq, nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket çështjes së votimit të presidentit, shkruan Kosova Post.
Haradinaj tutje shtoi se e kanë mirëpritur një ftesë që të bisedojnë me fituesin e zgjedhjeve për këtë temë, mirëpo një ftesë e tillë nuk iu është bërë.
Shefi i AAK-së tregoi se e ka parë edhe vendimin e Lidhjes Demokratike që ta përkrahin Osmanin, por, që thekson se në subjektin e tij nuk kanë ndryshuar qëndrimin e tij për këtë temë.
“Ne e kemi mirëprit mundësinë me bisedu me fituesin e zgjedhjeve zotri Kurtin dhe zonjën Osmani, nuk kemi marrë prej tyre kërkesë apo marrëveshje, ata nuk kanë kërku prej neve bashkëpunim, vetvetiu ne nuk jemi pjesë e një marrëveshje politike për votimin e kandidates së Vetëvendosjes, e pash një njoftim që LDK ka një votim të tillë, sa i përket Aleancës nuk ka ndryshu asgjë”, tha Haradinaj.