Haradinaj beson se Hahn ia ‘huqi’ për vizat, thotë se ende ka shpresë

Haradinaj beson se Hahn ia ‘huqi’ për vizat, thotë se ende ka shpresë

Qeveria e Kosovës nuk e sheh mashtrim faktin se BE ka vendosur që edhe më tutje të mbaj Kosovën e izoluar si të vetmin vend në Ballkan pa viza. Edhe pse kushti kryesor për vizat ishte demarkacioni i cili është miratuar pas shumë ‘zhurmave’ dhe gazit lotësjellës të hedhur në Kuvendin e Kosovës, me besimin e vetëm sigurimin e vizave.

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj është pyetur sot nga Kosova Post, se a ndihen të mashtruar nga BE dhe a ka rrezik për ndonjë kusht tjetër që mund t’i vihet Kosovës për tu paisur me viza, ai tha se edhe pse nuk iu vie mirë për deklartat e fundit rreth vizave, nuk ndihen të mashtruar. Sipas tij Kosova ka kryer obligimet e saj dhe nuk beson që do shkoj edhe gjatë koha për heqjen e vizave, dhe se pas deklaratave të djeshme të Komisionerit Hahn, për këtë ka ende shpresë .

‘Kam shumë respekt për komisionari Hahn. Ju e dini që ai e ka kry mision e vet në BE. E ka zorë ai me vendos çka do të ndodh në etapat tjera. Unë nuk e shoh si temë të terhekur nga tavolina por si temë që ende egziston në tavolinë. Kosova është ne vendimin final’, tha Haradinaj.

Haradinaj ka siguruar se taksa 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës nuk ka të bëjë asgjë me liberalizimin e vizave, dhe siç tha ai këto janë dy pika krejtësisht të ndryshme nga njëra tjetra.