Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit edhe kandidat për president, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin turk në Kosovë, Çagrı Sakar, shkruan Kosova Post.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se së bashku me ambasadorin turk Çagrı Sakarcilin kanë biseduar për temat aktuale në vend.
Biseduam për zhvillimet politike në vend dhe forcimin e marëdhënieve bilaterale mes Kosovës e Turqisë dhe e falënderova ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Kosovën.
Postimi i plotë:
Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë, prita sot ambasadorin e Turqisë z. Çagrı Sakar.
Biseduam për zhvillimet politike në vend dhe forcimin e marëdhënieve bilaterale mes Kosovës e Turqisë dhe e falënderova ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Kosovën.
RH