Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dhuruar sot gjak për nder të 28 nëntorit, shkruan Kosova Post.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se kjo datë na kujton 28 nëntorin e Gjergj Kastriotit, pavarësinë e Shqipërisë, ditëlindjen e Adem Jasharit dhe daljen e parë publike të UÇK-së.
Në fund ai ka apeluar tek qytetarët që gjithësecili që ka mundësi të dhurojë gjak.
Postimi i plotë:
28 Nëntori na kujton Gjergj Kastriotin, pavarësinë e Shqipërisë, ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën heroike të saj, gjakun e sakrificën e popullit shqiptar ndër shekuj.
Për nder të kësaj dite, me kolegë nga Aleanca, dhuruam gjak në Transfuzionin e Gjakut në Prishtinë. Nevoja për gjak është jashtëzakonisht e madhe.
Duke ju uruar festat e Nëntorit, apeloj që secili që ka mundësi të dhurojë gjak që të shpëtojë jetë.