Haradinaj e pret Rakiqin dhe Radojçiqin, tregon se çka biseduan

Haradinaj e pret Rakiqin dhe Radojçiqin, tregon se çka biseduan

Kryeministri i Kosovës,  Ramush Haradinaj sot ka zhvilluar një takim pune me Kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetarin e këtij subjekti Milan Radojçiq.

Zyra e kryeministrit në një njoftim të shkurtër sqaron se u diskutua për situatën e përgjithshme në vend.

“Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend, me theks te veçantë për aspektet e sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik e social”, thuhet në një komunikatë dërguar për media nga Zyra e kryeministrit.I.o