Haradinaj e Rama bëhen bashkë sonte për këtë arsye (Foto)

Haradinaj e Rama bëhen bashkë sonte për këtë arsye (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në premierën e filmit dokumentar “Lorik” për kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana. Haradinaj me këtë rast ka ndarë disa foto nga pjesëmarrja e tij në këtë premierë së bashku me bashkëshorten e tij Anitën dhe qiftin Cana. Në këtë premiere së bashku me Haradinaj është edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përcjell Kosova Post.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Me Anitën, në premieren e filmit dokumentar “Lorik” që shpalos rrugën jetësore të ish Kapitenit të kombëtarës së Shqipërisë dhe futbollistit të rangut botëror. Në karrieren e tij briliante ai shkëlqeu me klubet prestigjioze, duke qenë gjithnjë shembull i sportistit motivues për ekipin dhe idol për publikun. Lorik Cana asnjëherë nuk reshti ta ndihmoj vendin e origjinës, Kosovën, përmes aktiviteteve sociale e humanitare si dhe mbështetjen e talentëve të rinj. Krenar!