Ramush Haradinaj, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e ka nisur festën e Fitër Bajramit me një vizitë që ua ka bërë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, shkruan Kosova Post.
Për këtë vizitë, ai ka njoftuar vetë, nëpërmjet një postimi në Facebook:
“Mëngjesin e Bajramit të Madh, e nisim me mirënjohje për ata që çdo herë janë në krye të detyrës.
Të dashur bashkëkombas shqiptarë myslimanë! Ndjenja e afërsisë, përkushtimit, mëshirës e bujarisë, që reflekton kjo festë e madhe, të na përcjellin e bashkojnë çdo herë”, ka shkruar Haradinaj.
I pari i AAK-së ka uruar festën duke uruar që të pranohen edhe lutjet dhe agjërimi i të gjithë atyre që agjëruan gjatë muajit të Ramazanit.
“Qofshin të pranuara lutjet dhe agjërimi juaj. Urime Festën!”, shkroi Haradinaj. /KosovaPost/