Ish-deputeti, njëherësh anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj i ka reaguar Qeverisë Kurti, lidhur me mos-përmendjen e vaksinave kundër COVID-19 në programin qeveritar, shkruan Kosova Post.
Këtë reagim, pretendenti për Kryetar të Prishtinës e bëri në llogarinë e tij në Facebook, gjersa shtoi se kjo duhet të vlerësohet nga qytetarët e Kosovës.
“Moskujdes apo injorim këtë vlerëson vetë”, shkroi ai.
Postimi i tij i plotë:
Qeveria nuk i përmend vaksinat anti-virus?
Qeveria e Kosovës, ose më saktësisht Ministria e Shëndetësisë në programin qeveritar askund nuk i përmend vaksinat.
Moskujdes apo injorim këtë vlerësone vetë.
Kosova problem kryesor në këtë kohë e ka pandeminë dhe dëmet e saj.