Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime pë familjen mbretërore në Angli për humbjen e princit Philip, shkruan Kosova Post.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se humbja e tij, nuk është vetëm humbje për Mbretërinë e Bashkuar, familjen mbretërore, por për mbarë popullin britanik.
“Humbja e tij, nuk është vetëm humbje për Mbretërinë e Bashkuar, familjen mbretërore, por për mbarë popullin britanik, popujt e Commonwealth-it dhe botës së lirë. Shpreh ngushëllimet e mia, Madhërisë së Saj, Familjes Mbretërore, Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe mbarë popullit britanik, me lutjen që Duka të pushojë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Për gjashtëdhjetë e nëntë vite me radhë Duka i Edinburgut, i qëndroi pranë bashkëshortes, Madhërisë së Saj Elizabeta II.
Në Evropën e trazuar të pas Luftës së Dytë Botërore, gjysma e saj e rrëmbyer nga regjimet totalitare e komuniste, Filipi luajti rol të rëndësishëm, veçanërisht në aktivitetet humanitare, ashtu siç e luftoi nazi-fashizmin si komandant në flotën mbretërore.
Humbja e tij, nuk është vetëm humbje për Mbretërinë e Bashkuar, familjen mbretërore, por për mbarë popullin britanik, popujt e Commonwealth-it dhe botës së lirë.
Shpreh ngushëllimet e mia, Madhërisë së Saj, Familjes Mbretërore, Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe mbarë popullit britanik, me lutjen që Duka të pushojë në paqe!
RH