Haradinaj ka ndjenja të përziera kur votohet ushtria, i mbetet mendja tek vëllai Luani

Haradinaj ka ndjenja të përziera kur votohet ushtria, i mbetet mendja tek vëllai Luani

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, duket të ketë ndjenja të përziera sot, kur Kuvendi po  voton për Kosovën, por duket paksa i mërzitur, mbase kujton vëllezërit e tij  dëshmorë Luanin e Shkelzenin, shkruan Kosova Post.

Sigurisht, se Haradinaj do të ishte më i lumtur, sikur vëllezërit e i tij të gëzonin këtë ditë të lumtur, historike për Kosovën.

Në këto momente emocionuese, kryeministrit Haradinaj, mbase i kujtohet edhe babai i tij i cili ka pak muaj që shkoi në amshim, derisa jetoi me krenari e dhimbje për Luan Haradinajn.

E dimë vërtet se të gjithë në Kosovë në momente të caktuar gëzimi kemi edhe ndjenjën e dhimbjes për një moment të hidhur nga jeta, por kujtojmë këtu se Haradinaj e tejkalon edhe këtë ndjenjë pikëllimi, sepse ushtar i Kosovës në Paqe do të jetë nipi i  tyre Luani Junior, i cili që sot mbanë uniformën  e ushtarit me nder e krenari.