Haradinaj: Kemi bërë punë në rend e ligj, këtë vit na mbetet ekonomia

Haradinaj: Kemi bërë punë në rend e ligj, këtë vit na mbetet ekonomia

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Odën Amerikane në Kosovë, në të cilën u diskutua lidhur me gjendjen e ekonomisë ne vend dhe punët legjislative, raporton Kosova Post.


Me këtë rast, Haradinaj theksoi se avancimi në rend dhe ligj është i pashmangshëm dhe do të jetë proces në vazhdimësi.


“E vërteta është që këtë vit ne kemi ekonomi. Për fat të mirë disa punë të aspektit legjislativ janë kry. Avancimi në rend dhe ligj është proces i vazhdueshëm nuk ndalet. Ne e kemi synimin të fokusohemi në ekonominë e vendit”, tha Haradinaj.


Kreu i vendit deklaroi se Qeveria ka për qëllim t’i jap frymë investimeve amerikane në bashkëpunim me operatorët kosovarë.

“Ne i kemi disa operatorë të mëdhenj që operojnë në Kosovë dhe jemi të interesuar që në këtë kornizë t`i japim një frymë investimeve amerikane që janë të përbashkëta. Kërkojmë ndihmën e juaj që të punojmë bashkë. Në sistem publik është marrë një vendim por nuk ka ndodhë rezultati”, tha Haradinaj.