Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon rishikim urgjent të buxhetit të vendit për këtë vit, derisa kryetari i saj, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media tha se se ekzistojnë praktika të tilla të rishikimit të buxhetit përpara mesit të vitit.
Haradinaj tha se AAK-ja e ka analizuar situatën, dhe sipas tyre “kanë ndryshuar të gjitha parashikimet në të cilat është bazuar ky buxhet.
Lideri i AAK-së, derisa foli për buxhetin, ai kujtoi edhe inflacionin dhe rritjen e çmimeve, ndërsa përmendi disa propozime për Qeverinë në lidhje me masat që duhet të ndërmerren.
“Ne i propozojmë Qeverisë që të planifikoj disa instrumente me të cilat do të ndërhyjë në krizën financiare në vend. Ekziston mundësia dhe është reale heqja e TVSH-së për artikujt bazë ushqimorë për 3 muaj dhe për t’u rivlerësuar”, tha ndër të tjera Haradinaj.