Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar 11 shtatorin, ditën kur u sulmuan dy kullat binjake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Kosova Post.
Në një postim në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar:
“Me 11 shtator 2001 në New York u sulmuan vlerat e demokracisë, u sulmua bota e lirë.
Bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit e tyre në këtë tragjedi, me kombin dhe shtetin amerikan.”
Ai ka shtuar se kjo datë është e ngulitur edhe në kujtesën e popullit të Kosovës:
“Populli dhe shteti i Kosovës, janë përjetë mirënjohës ndaj Amerikës për ndihmën e tyre në çdo epokë të historisë sonë.”
Për më shumë, ai ka shtuar se populli ynë do të jetë përherë krah Amerikës, për demokraci dhe paqe në botë./KosovaPost/