Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka publikuar fotografi nga Kuvendi me kolegët e tij të PDK-së.
Ai kësaj fotografie ia ka bashkangjitur edhe një mbishkrim.
“Edhe pse na ndajnë partitë, na bashkon Festa e Flamurit”, ka shkruar Haradinaj.
Kujtojmë se AAK dhe PDK në mandatin e kaluar qeverisës ishin bashkë në koalicion, por në këtë mandat janë të pozicionuara në taborre të kundërta.