Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka vlersuar lartë kontribunit e gjilanasve për këto ditë që ne i jetojmë tani.
Ai tha se a herë kujtojmë aktivitetin dhe organizatat ilegale për çlirim kombëtar, është e pamundur të mos jenë prezent gjilanasit.
“Njerëzit e Gjilanit i dhanë shumë çështjes kombëtare në etapa të ndryshme dhe të rënda për shqiptarët. Sa herë kujtojmë aktivitetin dhe organizatat ilegale për çlirim kombëtar, është e pamundur të mos jenë prezent gjilanasit.
Përpjekjet për lirinë e Atdheut ishin të vazhdueshme. Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani, Nuhi Berisha, Rexhep Mala, Kadri Zeka, Zijah Shemsiu, Agim Ramadani,
Abdullah Tahiri dhe mijëra shqiptarë që pasuan idealin e lartë të lirisë, janë meritorët që ne sot festojmë Ditën e Çlirimit të Gjilanit.
Përulemi me respekt para sakrificës së Heronjve, Dëshmorëve e Martirëve. Nderojmë kontributin e luftëtarëve të Brigadës 171 “Kadri Zeka” dhe luftëtarëve gjilanas në tërë vendin.
Urime Dita e Çlirimit, Gjilan”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.