Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, pas takimit me Kryeministrin Albin Kurtin deklaroi para gazetarëve se me të ka diskutuar për çështjen e dialogut, shkruan Kosova Post.
“Tema ishte dialogu” – tha ai, duke shtuar se vetë e ka kërkuar këtë takim.
“Në takim kemi dëgju disa qëndrime të kryeministrit rreth dialogut, gjithashtu ka mujt me i dëgju disa shqetësime tonat për dialogun.”
Sipas tij, mungesa e ShBA-së në dialog:
“Ajo që vërejmë është një mungesë e prezencës së ShBA-së në dialog, mendojmë se kjo është një situatë jo e mirë për Kosovën, pra prish balancin e interesave të Kosovës në dialog.”
Ai ka kërkuar që të emërohet një emisar nga Amerika, që të përfshihet në procesin e dialogut dhe ta përfaqësojë Kosovën në këtë proces.
Për më shumë, dëgjojeni prononcimin e tij të plotë: