Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me rastin e vdekjes së ikonës së muzikës shqiptare, Ismet Peja, ka kujtuar atë me dhimbje ndërsa thotë se do të mbetet I pavdekshëm ndër shekuj.
“U rritëm me këngët tuaja, e zëri yt do mbetet i pavdekshëm ndër shekuj. Lamtumirë baca Ismet. U prehsh në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.