Kandidati për President, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Haxhi Zekën dhe Shaban Polluzhën në përvjetorin e rënies së tyre, shkruan Kosova Post.
“Të rënë në periudha të ndryshme, përgjithmonë do të kujtohen përpjekjet e tyre fisnike, për emancipim kombëtar e për çlirim nga pushtuesi.”, shkruan ai.
Haradinaj thotë se Zeka e Polluzha ishin frymëzim për UÇK-në.
Postimi i tij i plotë:
21 shkurti shënon rënien e dy prijësve popullor e komandantëve, Haxhi Zeka e Shaban Polluzha.
Të rënë në periudha të ndryshme, përgjithmonë do të kujtohen përpjekjet e tyre fisnike, për emancipim kombëtar e për çlirim nga pushtuesi.
Edhe pse nuk kishin përkrahjen e duhur ndërkombëtare dhe përpjekjet e tyre nuk dhanë rezultatin e pritur, ata mbetën frymëzim për shqiptarët e veçanërisht për brezin e UÇK-së, që realizoi një pjesë të madhe të ëndrrës së tyre.
Përpjekja dhe heroizmi i tyre, mbetet gjithmonë motivim për ne, për Atdheun e fortë e të sigurt.
Lavdi!
RH