Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot vëllain e tij, Enverin në 16 vjetorin e vrasjes.
Përmes një fotografie të realizuar vite më parë, Haradinaj theksoi se shumë shqiptarë të mirë u vranë pas luftës.
“Enver vëlla, shumë shqiptarë të mirë, pas luftës u ndanë padrejtësisht nga ne. Na mungon shumë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kujtojmë se Enver Haradinaj u vra më 15 prill 2005 derisa po udhëtonte nga shtëpia e prindërve të tij në Gllogjan për në qytetin e Pejës, i shoqëruar nga një mik.
Enver Haradinaj ishte 25 vjeç në kohën kur u vra dhe i njëjti kishte qenë luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën e 1998-1999.