Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të fushatës parazgjedhore këtë të shtunë qëndroi në Pejë.
Atje kandidati për president ka takuar antarët e nëndegëve tek te cilët shpalosi programin qeverisës.
Pasi prezantoi kandidatët për deputet të kësaj ane, kreu i AAK-së, foli edhe për siç e quajti ai referendumin e 14 shkurtit për hyrje të Kosovës në NATO, por edhe bashkimin me Shqipërinë./kk
Në mesin e punëve që duhet të kryejë Haradinaj përmendi edhe çështjen e Serbisë, ku tha se Kosova nuk mund të presë deri në pakufi njohjen nga shteti serb.