Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka prezantuar aderimin e radhës në partinë e tij, shkruan Kosova Post.
Frasher Brahimaj është aderuesi i radhës, i cili ka përfunduar studimet Master në degën e Xehetarisë dhe është angazhuar si asistent në Fakultetin e Gjeoshkencave në Mitrovicë.
Haradinaj tha se Frashërin e ka siguruar që do ta ketë përkrahjen e tij dhe hapësirën e duhur për të kontribuar në Aleancë.
”Frashëri që është PhD kandidat në Xehetari, nga sot ka vendosur të rrugëtojmë së bashku. E sigurova se do e ketë përkrahjen time dhe të Aleancës, hapësirën dhe mundësinë për të kontribuar.Mirë se vjen Frashër. Na priftë e mbara’’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë: