Haradinaj selam ministrit të PDK’së: Kush është shefi këtu?

Haradinaj selam ministrit të PDK’së: Kush është shefi këtu?

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar ministrin e inovacionit dhe ndërmarrësisë Besim Beqaj për mosprezencën e tij në mbledhjen e Qeverisë, raporton Kosova Post.

Njëri nga zëvendësministrat e tij ka paraqitur kërkesën për shqyrtimin e propozimit për të kërkuar nga presidenti i Kosovës dhënien e autorizimit për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit me Agjencionin Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ për projektin CETEP, kryeministri Haradinaj nuk ka pranuar që kjo pikë të votohet nga ministrat duke kërkuar që herën tjetër vet ministri të jetë prezent.

“Boni të fala ministrit herën tjetër le të vijë në mbledhje.Kjo pikë shtyhet kur ministri të jetë këtu. Nuk është në rregull që një ministër e vlerëson një takim më të rëndësishëm se mbledhja e qeverisë. Nuk ka logjikë kështu nuk e di çka është më me rëndësi se mbledhja e qeverisë për një ministër e ai po e dërgon zëvendësin e tij këtu, ka mujt me dërgu ne atë takim zëvëndësministrin e tij”,ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, në mbledhjen e kaluar Qeveria e Kosovës kryeministri ka marrë vendim që kabineti qeveritar të mos bëjë asnjë udhëtim pa dijeninë e kryeministrit.

Ndërsa si pikë rëndi të ditës në çdo mbledhje ka caktuar raportimet e ministrave për vizita në qoftë se ka pasur, ky vendim i Haradinajt u morë javën e kaluar për shpenzimet e panevojshme të kabinetit qeveritar, raporton Kosova Post.