Kreu i AAK-së sot ka mbajtur konferencë për media, në lidhje me aderimet e reja në partinë në fjalë, në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan Kosova Post.
Haradinaj prezantoi kandidatët e ri që iu bashkuan AAK-së.
Ai theksoi përsëri se nuk do të kandidojë si kryemnistër i vendit por si president.
Ndërsa i pyetur nga Kosova Post se nëse do të merrni ndonjë ofertë për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve a do ta kushtëzoni bashkëqeverisjen me postin e presidentit?
Ai shprehu: “Se si do të zhvillohen kolaicionet pas zgjedhjeve do të bisedojmë atëherë tani është me rëndësi me i siguru qytetarët e vendit dhe se alenaca do ta vërteton pra besnikërinë ndaj vendit, ndaj proceseve ndaj reformave por edhe ndaj lutjes së asaj që është arritë deri tash, duke i dhënë më shumë siguri. Personalisht kam përgatitë një rrugëtim tonin deri në NATO, që fillon me partneritet për paçe por që i ka paraparë krejt veprimet se si Kosova mund të arrijë në NATO. E vërteta është që veç ka disa përparime në këtë proces pra drejt NATO-s fakti që do të shërbejnë me ushtrinë e Amerikës veç është një përparim mirëpo janë edhe disa çështje deri te niveli strategjik, qka duhet të ndërmarrë Kosova si me ardhë deri në NATO, jam plotësisht i bindur se në një mandat të ardhshëm pra do ta ndihmojë vendin tim edhe Kosovën drejt NATO-s”, tha Haradinaj.