Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj ka takuar rekordmenen më të re të Guiness-it, kosovaren Arbnore Fejza nga Skenderaj, e cila arriti ta krijojë flamurin më të madh në botë me origami, shkruan Kosova Post.
Haradinaj me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo është një dhuratë e përzemërt për Kosovën si dhe lartësim i imazhit të vendit, shkruan lajmi.net.
“Çdo vepër e mirë, secili gur/origami i vendosur për të mirën e Kosovës, është akti më i vlefshëm për ta bërë krenar vendin e popullin tone”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë i Meliza Haradinajt në Facebook:
ARBNORA E KOSOVËS NË GUINNESS
Urime znj.Arbnore Fejza-Idrizi për një tjetër rekord e një tjetër arritje tuajën, për një tjetër dhuratë të përzemërt për Kosovën tonë të dashur, dhe lartësimin e imazhit të vendit!
Flamuri më i madh në botë i formuar me origami është ai i Kosovës, i njohur zyrtarisht nga Libri i Rekordeve Guinness! Falë përkushtimit të znj. Fejza-Idrizi dhe studentëve nga Skënderaj kjo u bë e mundur – Faleminderit që jeni ambasadorë të Kosovës.
Çdo vepër e mirë, secili gur/origami i vendosur për të mirën e Kosovës, është akti më i vlefshëm për ta bërë krenar vendin e popullin tonë