Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Ulrika Richardson, koordinatore për zhvillim në zyrën e OKB-së në Kosovë, shkruan Kosova Post.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se bashkë me Richardson kanë biseduar për sfidat që po kalon Kosova.
“Kosova është përcaktuar për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB që të zërë vendin e saj të barabartë me shtetet e tjera” ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Takova sot znj. Ulrika Richardson, koordinatore për zhvillim në zyrën e OKB-së në Kosovë.
Biseduam për sfidat që po kalon vendi ynë dhe i shpreha mirënjohjen time për angazhimin e saj dhe ekipit kosovar të OKB-së.
Kosova është përcaktuar për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB që të zërë vendin e saj të barabartë me shtetet e tjera. RH