Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj uroi sot të gjithë besimtarëve myslimanë muajin e shenjtë të Ramazanit.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se Muaji Ramazan forcon ndjenjën e sakrificës, vetëpërmbajtjes, mëshirës dhe faljes mes njerëzve, vlera këto të popullit tonë gjatë gjithë historisë së tyre.
Postimi i plotë:
Muaji i Ramazanit forcon ndjenjën e sakrificës, vetëpërmbajtjes, mëshirës, afrimit dhe faljes mes njerëzve, vlera këto me të cilat shqiptarët u mishëruan gjatë tërë historisë së tyre.
Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, Diasporë dhe trojet shqiptare, i uroj për fillimin e muajit të Ramazanit!
Uroj që ky muaj të sjellë më shumë të mira shpirtërore, begati dhe mirëqenie.
Agjërim të lehtë e të pranueshëm!