Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ka uruar Turqinë për festën e Sovranitetit Kombëtar dhe të Fëmijëve, njëkohësisht përvjetorin e themelimit të Kuvendit të Madh Popullor, shkruan Kosova Post.
Përmes një shkrimi në Facebok ai ka thënë se shteti turk ishte krah Kosovës në kohën kur nevojitej intervenimi i NATO-s për ta ndalë luftën dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve.
“Turqia mbështeti fuqishëm intervenimin e NATO-s për shpëtimin e popullit tonë dhe vazhdon përkrahjen për Republikën e Kosovës në shtetndërtim dhe afirmim ndërkombëtar”.
Haradinaj, bashkë me urimet për paqe dhe prosperitet për popullin turk, ka shprehur edhe falënderimin dhe mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Turqisë në konsolidimin e shtetit të Kosovës.
Postimi i plotë:
Urojmë shtetin mik, Republikën e Turqisë për festën e Sovranitetit Kombëtar dhe të Fëmijëve, njëkohësisht përvjetorin e themelimit të Kuvendit të Madh Popullor.
Turqia mbështeti fuqishëm intervenimin e NATO-s për shpëtimin e popullit tonë dhe vazhdon përkrahjen për Republikën e Kosovës në shtetndërtim dhe afirmim ndërkombëtar.
Bashkë me urimet për paqe dhe prosperitet për popullin turk, shpreh falënderimin dhe mirënjohjen për përkrahjen e tyre të vazhdueshme në konsolidimin e shtetit të Kosovës.
RH