Tajlandë/ Një hardhucë gjigante është futur në një dyqan në Bankok, ndërsa klientët e ndodhur aty kanë ikur të tmerruar, shkruan Kosova Post.
Zvarraniku gjigant është ngjitur rafteve të dyqanit, ndërsa nuk raportohet të ketë shkaktuar telashe të tjera.
Komodo, është një hardhucë gjigante, ndër më të mëdhatë nga të gjitha llojet e njohura. Videoja ka marrë shumë klikime në rrjetet sociale.