Hashim Thaçi, një nxënës shumë i dobët i Qosjes

Hashim Thaçi, një nxënës shumë i dobët i Qosjes

Shkruan: Prof.Dr. Fadil Maloku, profesor UP dhe sociolog

1. Nëse, Thaçi (përmes ish mentorit Qosja) idenë për krijimin e pandamit ndaj “veriut të Kosovēs”, e ka paramenduar me disa fshatra periferike të Kosovës Lindore (e jo krejt Preshevën, Bujanovcin, e Medvegjën) dhe të njejtat dëshiron t’i testoj me “kompetencën” dhe “karizmën” e munguar të Presidentit, në “tregun e këmbimit” ndërkombëtar (Ëashington e Bruksel) dhe atë lokal (Kosovë e Tiranë), atëherë ai: ose, nuk e ka njohur “çmimin e tregut ndërkombëtar”. Që nënkupton kalkulimin e saktë, si të shkaqeve ashtu edhe të pasojave eventuale. Që do mund të prodhojë kjo ide dhe ndërmarrje shumë komplekse në kuptimin se çfarë fitojmë e çfarë humbasim me shkēmbim. Apo eufemizmin që ka filluar ta licencoj si “korigjim kufijsh”, pra, siç mendon edhe mentori i Tij, Z. Qosja).

Ose nuk i ka kuptuar mirē leksionet e Qosjes, dhe demiurgëve të tjerë, siç po i thonë atij tellallët për amerikanët, të cilët akoma nuk kanë qëndrim të prerē, në këtë kohë të inicimit të kësaj teme të rrezikshme për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit.
Ose, vetëdijshēm po e loz “lojēn” djallit (jo të gjarpërit, tani), nē mēnyrē qē të krijoj një alibi super të fortē, për tē deleguar (tri komunat serbe të pjesës veriore të Kosovēs). Faktikisht, pēr t’i dhuruar, apo falur dy resurset ekzistenciale shqiptare; liqenin e Ujmanit dhe Trepçën…

2. Tani, pēr ta thjeshtësuar krejt idenë e ”keqkuptuar” të Qosjes, nga nxënësi i tij i dobët, Z. Thaçi, i bie që paranteza e “këmbimit” (alias; korrigjimit) në fakt, ēshtë e dështuar që në start! Pse? Sepse, si mund ta këmbesh një territor që historikisht, e sociologjikisht ishte, është, dhe shpresohet të mbetet me demografi, etnopsikologji e mentalitet puro shqiptar?
Shqiptarët janë i vetmi popull që janë të kufizuar me vetëvetën, e tërësisë shqiptare. Unë nuk e kam të qartë, këtë “lojë” me zjarr të Thaçit.

3. Tjetra, Qosja po thotë: ”Ata që janë kundër shkëmbimit të territoreve dhe korrigjimit të kufirit, po ia dhurojnë Serbisë Luginën e Preshevës”. Po si mund t’i dhurojmë Serbisë Luginen e Preshevës (shih; Qosja nuk thotë Kosovën Lindore, që dmth e ka zbrit vetëdijshēm “pazarin e korigjimit”!?) kur as Kosova, e as Shqipëria nuk kanë qasje as “virtuale”, e lëre më ndonjē ndikim e efekt vendimtar. Përjashto këtu, manipulimin mediatik qē Thaci e përdori për konsum të brendshëm. Por, pa asnjë efekt “anësorë” ndërkombëtar mbi këtë territor de jure të Serbisë?
Pra, si mund të shkëmbejmē dhe korigjojme territore, pa tapi juridike! Historikja e moralja, kētu ēshtē veç nē funksion të një satisfaksioni social. Dhe si të tilla, nuk na kryejnë mjaft punë…

4. Mentori Qosja, po thotë; “…ata që po predikojnë retorikën e korrigjimit të kufirit, domethënë të bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, do të duhej të dinë se faktorët ndërkombëtarë nuk do t’u pranojnë të drejtën e vetëvendosjes shqiptarve të Luginës së Preshevës dhe t’u mohojnë të drejtën e vetëvendosjes serbëve të Veriut të Kosovës.”
Unë them: ata qē po predikojnë retorikën e korrigjimit të kufirit, dmth. bashkimit të Kosovës Lindore (jo veç disa fshatrave shqiptare të Lugines së Preshevës), se është nocion dhe koncept shumē më i reduktuar; gjeografikisht, (e etnipsikologjikisht) dhe t’u mohojnë të drejtën e vetëvendosjes së serbëve tē Kosovës…

5. Por, mentori Qosja, ka shumë të drejtë për disa (jo krejt!) nga “akuzuesit e hershëm dhe te sotshëm…”. Dhe sidomos për dronë dhe “friken për pjesëmarrësit në bisedimet Kosovë – Serbi, ku mbizotërojnë diletantët”.
Ngase, qeveria aktuale, dhe cilado qoftë ajo tjetër që do i bie hise, me përmbyll dialogun me Serbinē pa një; analizë dhe dioptri shumëdimensionale shkencore (akademike). Pra, pa një ekspertizē paraprake diagnostifikuese që do përmbante edhe detajet mikroskopike të detajizuara empirikisht, e teorikisht nuk do të duhej fare as nē publik të dal. E lëre më të debatohet dhe të krijohet më pastaj konfuzion dhe paqartësi të qëllimshme dhe tē paqëllimshme, si nē publikun gjithëshqiptar, ashtu edhe tek qendrat vendimarrëse globale.
Mbizotërimi i diletantëve në temat e interesit kombëtar dhe shtetërorë, gjithnjë në historinē shqiptare ishte njē plagë në vete që na kushtoj me shkapërderdhje; politike, ekonomike, demografike, gjeografike, sociale, e frustrime kulturore, në arealin e Ballkanit.

6. Në fund, mentori Qosja, për kureshtjen time nuk pashë që në prononcimin e tij, të ketë fajësuar klasën politike (e së bashku me ta edhe nxënësit e tij). E cila në këto dy dekada sundimi absolut, nuk arritën asnjë marrëveshje me Serbinë që ta qojnë deri në fund. Dhe si është e mundur që tani Lugina e Preshevës (për mua Kosova Lindore) ta fitoj gjithë këtē “peshë specifike” nē bisedimet finale me Serbinē, kur e njëjta, asnjeherë nē asnjë aulë ndërkombëtare (as në Rambuje, as në Vjenē, e as në Bruksel e Vashington) nuk është përmendur kurrë!?
Ose, si mund t’u besohet “paqësorëve institucionalista” dhe “komandantave të luftës”, qē do të arrijnē marrëveshje historike me Serbinë, kur nē këto dy dekadat mandatuese tē “mjaltit të lirisë” na e dëshmuan të kundërtën! Ata po harrojnë se Serbia, në këtë periudhë të krizës së proceseve (dez)integruese në nivel global e sidomos kontinental, si dhelpëra që pret “prenë” e vetē, po pret momentin e hapjes së “kutisë së Pandorës” për kufijt nē Ballkan.
Pra, bashkimin e Republika Srpskës, e në fazën tjetër kontestimin e Maqedonisë… dhe aneksimin me ndonjë brick craig, edhe të Kosovës…Si shihet Serbia, ka plane afatgjate dhe të përpunuara detajisht edhe për hapat që do i ndërmarr, në të ardhmen e saj.

7. Termi “korrigjim” është vetëm një eufemizēm puro politik për një “shkëmbim” tē padiskutueshëm substancial territorial e demografik (bartje humane e populates (terminologji kriminogjene e Vasa Çubrilloviqit!) midis Serbisē dhe Kosovēs. Tragjika e këtij diskursi publik politik, nuk qëndron tek zgjidhja e kësaj nyjeje serbo-shqiptare, por, tek tendenca e ruajtjes së monopolit mbi shantazhet, që po i bëhen palës shqiptare. Dhe “karrota” integruese në BE-ne, për Serbinē, suma sumarum, Serbia nuk është e interesuar as të “korrigjojë” as të “shkëmbejë” territore me Kosovën.
Por, ta marr të gjithën….!? Meqë, kjo tani për tani ështē e pamundur edhe për shkak të rrethanave dhe konstalacionit tê raporteve aktuale globale e kontinentale. Ajo do të ndahej e stërkënaqur me menaxhimin, kontrollin dhe fuqizimin e Asociacionit. Që do të nênkuptoj edhe “de jure” (se “de facto” e ka arriturr) “ndarjen”, (apo copëtimin, marrjen e 25%-30%) e Kosovës. Krejt debatet tjera, janë vetëm kamuflim dhe ambalazhim, i qëllimit të krijimit të pretekstit sa më të fuqishēm për Asociacionin…

You may also like

Trump: ‘Marreveshjet me Saudine na mbajne me mijera vende pune’

Presidenti Trump ka reagur per rastin Khashikci dhe