Kryetari aktual i Prizrenit përkatësisht kandidat edhe për një mandat të ri në këtë post, Mytaher Haskuka, teksa ka vizituar OVL në e UÇK-së në këtë komunë, është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin që komuna e tij ka pasur me organizatat e daluar nga lufta e fundit në Kosovë, transmeton Kosova Post.
Sipas Haskukës, në mandatin e tij qeverisës janë realizuar shumë projekte në shërbim të memorializimit, respektivisht përnaltësimit të vlerave të luftës.
‘Komuna e Prizrenit në ktë katërvjeçar ka vendosur një standard të ri sa i përket memories historike, gjegjësisht vlerave të UÇK-së.
Bashkëpunimi i jashtëzakonshëm me OVL të UÇK-së ka mundësuar realizimin e shumë projekteve: ngritjen e memorialëve, shtatoreve, varrezave të veteranëve, veçanërisht kompleksin e dëshmorëve, për të dëshmuar krimet serbe në Kosovë’, ka shkruar i pari i Prizrenit në profiline tij në Facebook.
Ky është postimi i plotë i tij: