Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka komentuar analizat zgjedhore që po bëhen në mediumet tona, përcjell Kosova Post.
“Analistë suprem të kthyer në profetë,
për të na lexuar mendimet, e intencat, për të na deshifruar dëshirat,
për të frikësuar nga liderë suprem imagjinar, për t’i harruar liderët real të krimit.
Me të vërtetë, frika nuk i bën dobi egjelit”, ka shkruar ai.
Postimi plotë:
Çdo natë nga një analist suprem,
me analizat supreme,
po na e ndriçojnë mendjet me logjikën e tyre supreme,
po na tregojnë çka është e drejta dhe e padrejta supreme,
po na thonë: nuk është problem e tashmja (supreme) por e ardhmja,
po na tregojnë, që nuk duhet të besojmë syve, por duhet të besojmë fjalëve të tyre,
supreme,
po na tregojnë të ardhmen me parashikimet e tyre supreme,
ne nuk paskemi probleme të tashme, por duhet të kemi frikë nga e ardhmja,
nuk paskemi papunësi, varfëri, krim e ikje… por shumë rrezik slogani “krejt dhe drejt”
analistë suprem të kthyer në profetë,
për të na lexuar mendimet, e intencat, për të na deshifruar dëshirat,
për të frikësuar nga liderë suprem imagjinar, për t’i harruar liderët real të krimit.
Me të vërtetë, frika nuk i bën dobi egjelit.