Pas publikimit të disa lajmeve kinse kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka nuk ka mbajtur premtimin që u ka dhënë qytetarëve të prizrenit gjatë kohës së fushatës zgjedhore në vitin 2017 për ndërtimin e 4 çerdheve publike, shkruan Kosova Post.
Haskuka ka reaguar përmes një shkrimi në rrjete sociale.
Haskuka përmes një postimi në Facebook ka shkruar “Duke mos i marrë më “seriozisht” shkrimet e disa mediumeve e portaleve, të cilët tanimë vetëm se e kanë humbur besueshmërinë tek opinioni publik, unë dua t’iu drejtohem qytetarëve të Prizrenit, të cilëve vetëm dua të rikujtoj se:
1. Çerdhja e parë publike “11 marsi” ka përfunduar dhe fillon punën të hënën.
2. Çerdhja e dytë është në lagjen “Dardania” dhe ndërtimi i saj ka përfunduar. Tani jemi duke e bërë inventarizimin.
3. Vazhdojmë ndërtimin e çerdhes së tretë në lagjen “Bajram Curri”, si dhe
4. Vazhdojmë punimet për ndërtimin e çerdhes në lagjen “Ortakoll”.
Ndërkaq ai ka shtuar se të gjitha këto dëshmohen në fotografitë e mëposhtme, ku mund ta shihni secilën çerdhe, të përfunduar apo ku ende vazhdojnë punimet!
Postimi i plotë:
Sot, kur kemi njoftuar që nga dita e hënë do të fillojë funksionimin çerdhja e parë publike në Prizren, “disa” paskan filluar që t’i fërkojnë duart e të mundohen që ta zbehin rëndësinë e madhe të këtij projekti, i cili nuk është arritur që të realizohet me vite të tëra, mandate e mandate!
Duke mos i marrë më “seriozisht” shkrimet e disa mediumeve e portaleve, të cilët tanimë vetëm se e kanë humbur besueshmërinë tek opinioni publik, unë dua t’iu drejtohem qytetarëve të Prizrenit, të cilëve vetëm dua të rikujtoj se:
1. Çerdhja e parë publike “11 marsi” ka përfunduar dhe fillon punën të hënën.
2. Çerdhja e dytë është në lagjen “Dardania” dhe ndërtimi i saj ka përfunduar. Tani jemi duke e bërë inventarizimin.
3. Vazhdojmë ndërtimin e çerdhes së tretë në lagjen “Bajram Curri”, si dhe
4. Vazhdojmë punimet për ndërtimin e çerdhes në lagjen “Ortakoll”.
Të gjitha këto dëshmohen në fotografitë e mëposhtme, ku mund ta shihni secilën çerdhe, të përfunduar apo ku ende vazhdojnë punimet!
Pra, përkundër atyre që 20 vite nuk kanë ndërtuar asnjë çerdhe, e madje e kanë privatizuar njërën, ne për 3 vite jemi duke përfunduar ndërtimin e 4 çerdheve!