Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren Mytaher Haskuka, ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook, për t’iu bërë thirrje qytetarëve të Prizrenit, për të dalë e për t’i shfrytëzuar minutat e mbetur, që të votojnë, transmeton Kosova Post.
“Dil dhe voto!”, ka shkruar Haskuka.
Ai i ka falënderuar bashkëqytetarët për kulturën e lartë demokratike, që po tregojnë gjatë këtij procesi.
“Të dashur qytetarë të Prizrenit,
Faleminderit për kulturën dhe demokracinë e treguar gjatë ditës.”
Deri më tani, procesi është vlerësuar me nota pozitive, ndërsa janë raportuar disa incidente të vogla. Përqindja e atyre që e kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit, është relativisht e kënaqshme.
Për më shumë, shihni statusin e plotë të Haskukës: