Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se së bashku me kryeministrin Albin Kurti kan marr pjesë në konferencën më të madhe në rajon në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit (TIK), transmeton Kosova Post.
“Komuna e Prizrenit është Komuna e vetme e cila tanimë së bashku me donatorët ndërkombëtarë është duke bërë digjitalizimin e të gjitha shërbimeve, të cilët do të ofrohen në platformën e-Kosova. Në të njëjtën kohë ne kemi edhe platformën digjitale për arsim, si dhe jemi Komuna e vetme e cila së bashku me Makerspace është duke përgatitur Qendrën për Inovacion në hapësirat e ITP-së”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sot së bashku me kryeministrin Albin Kurti morëm pjesë në konferencën më të madhe në rajon në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit (TIK), e cila u mbajt në ambientet e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren.
Kjo është konferenca e 10-të me radhë, ku po marrin pjesë shumë organizata dhe biznese ndërkombëtare dhe ato vendore, ku po diskutohet transformimi digjital, si nxitës për të përmirësuar shërbimet shtetërore në shumë sektorë, por edhe në ekonomi.
Komuna e Prizrenit është Komuna e vetme e cila tanimë së bashku me donatorët ndërkombëtarë është duke bërë digjitalizimin e të gjitha shërbimeve, të cilët do të ofrohen në platformën e-Kosova. Në të njëjtën kohë ne kemi edhe platformën digjitale për arsim, si dhe jemi Komuna e vetme e cila së bashku me Makerspace është duke përgatitur Qendrën për Inovacion në hapësirat e ITP-së.
Puna jonë në transformimin digjital do të vazhdojë. Prizreni do të jetë qendër e zhvillimeve teknologjike në Kosovë dhe në rajon.
Mytaher Haskuka